Ahmeti: Gjërat që na bashkojnë janë më të mëdha se ato që na ndajnë

Maqedonia

Ahmeti: Gjërat që na bashkojnë janë më të mëdha se ato që na ndajnë

Më: 15 prill 2017 Në ora: 12:00
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, me rastin e festë së Pashkëve ka uruar të gjithë qytetarët e Maqedonisë që festojnë këtë festë. Ai në letrën e tij të urimit thekson se, kjo festë është një rast për të reflektuar mbi paqen, faljen dhe pajtimin si parakushte për një të ardhme më të mirë.

“Kjo festë është edhe një rast për të reflektuar mbi paqen, faljen dhe pajtimin si parakushte për një të tashme dhe të ardhme më të mirë. Edhe përballë tundimeve dhe sfidave të kësaj kohe, mbaj bindje të palëkundur, se gjërat që na bashkojnë janë shumë më të mëdha se sa ato që na ndajnë. Le të na shërbejë kjo festë në kultivimin, promovimin dhe forcimin e tolerancës dhe respektit të ndërsjellë. Për secilin prej jush, per familjet e juaja, uroj mbarësi, shëndet dhe mirëqenie”, uron Ali Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat