Zaev: Do të përgjigjemi për detyrën tonë të shenjtë, do të ketë jetë për të gjithë

Maqedonia

Zaev: Do të përgjigjemi për detyrën tonë të shenjtë, do të ketë jetë për të gjithë

Më: 16 prill 2017 Në ora: 16:32
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, së bashku me disa funksionarë të partisë së tij, për festën e Pashkëve ishte i pranishëm në kishën “Shën Dimitrij” në Strumicë, prej ku uroi të krishterët për Pashkët. Ai tha se janë të vendosur të përgjigjen për përgjegjësinë e tyre.

“Jemi të vendosur të përgjigjemi për detyrën tonë të shenjtë. Kjo festë e madhe e cila simbolizon fitoren e jetës do të sjellë jetë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë”, theksoi Zaev.

Ndërsa Oliver Spasovski u shpreh se kanë zgjedhur rrugën e vërtet dhe se shumë shpejtë qytetarët e Maqedonisë do të kenë jetë të vërtetë.

I pranishëm ishte edhe Ljupço Nikollovski, i cili tha se do të vazhdojnë për mbrojtje të shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat