Vrasja në Matkë,dy të arrestuar

Maqedonia

Vrasja në Matkë,dy të arrestuar

Më: 17 prill 2017 Në ora: 11:45
ilustrim

Prokuror publik nga PTHP – Shkup, solli vendime për ngritje të procedurës hetimore kundër dy personave 19 vjeçar, të dyshuar për vrasjen në Matkë.

Njëri person është i dysuar për kryerjen e veprës penale – vrasje, nga neni 123 nga Ligji Penal, derisa i dyti është i dysuar për veprën penale – Pjesëmarje në përleshje nga neni 132 nga ligji penal. Dy personat janë arrestuar dhe kundër të parit është ngritur procedurë për propozim për caktim të paraburgimit, derisa për të dytin do të ndërmeren masa për vëzhgim të tij.

Në të njëjtën kohë, prokurori publik po punon në zbardhjen e plotë të motiveve për ngjarjen penale, në të cilin është vrarë një djalosh, dhe është lënduar dhe një tjetër i cili konsiderohet të jetë vllau i të ndjerit. Për këtë është caktuar dhe obduksion i trupit të të ndjerit, urdhër për ADN analizë, si dhe urdhër për ekspertizë të të gjitha shenjave dhe lëndëve të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes, të cilat kanë të bëjnë me këtë ngjarje.

Përveç dy personave të dyshuar, prokurori ka dëgjuar dhe tre persona të tjerë duke i pyetur për rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat