Arifi: Sipas Strasbourg-ut, nuk ka problem që dëshmitë të shfrytëzohen nga bisedat e përgjuara

Maqedonia

Arifi: Sipas Strasbourg-ut, nuk ka problem që dëshmitë të shfrytëzohen nga bisedat e përgjuara

Më: 19 prill 2017 Në ora: 10:59
Profesoresha universitare, Besa Arifi

Profesoresha universitare, Besa Arifi në debatin 360 shkallë në Alsat M, ka folur për çështjen e hedhjes poshtë të bisedave të përgjuara si dëshmi para gjykatës, të cilën po tenton ta imponojë si temë, i sapozgjedhuri kryetari i Gjykatës së Lartë, Jovo Vangellovski.

‘Ligji për procedurë penale, neni 12 është i përcaktuar në atë mënyrë, nuk është e rëndësishme si janë krijuar dëshmitë, por e rëndësishme është si janë siguruar. Nëse të njëjtat janë marrë në mënyrë ligjore, atëherë ata mund të shfrytëzohen në procedurë penale’, tha Arifi.

Arifi përmend disa aktgjykime nga Gjykata evropiane për të drejtat e njeriut çka lidhen me këtë tematikë.

‘Bëhet fjalë për të njëjtën situatë, ku bisedat e përgjuara ilegalisht janë shfrytëzuar si provë në një gjykim penal dhe Gjykata në Strasbourg ka gjetyr se ata vetvetiu nuk e bëjnë gjykimin të padrejtë dhe jo korrekt për të akuzuarit sepse Gjykata Evropiane tha se nëse këto prova, i akuzuari kishte mundësi t’i kontestojë në procesin gjyqësor. Në qoftë se Gjykata e ka marrë parasysh natyrën e të drejtës që është shkelur me këto prova, që është e drejta privatësisë. Për shembull nuk është e drejta për t’u mbrojtur e drejta nga tortura ose ndonjë e drejtë tjetër. E treta, aktgjykimi final nuk është bazuar vetëm në këtë provë, ka edhe prova të tjera, atëherë nuk ka asnjë problem që ato prova të shfrytëzohen në procese gjyqësore’, tha Arifi ndër të tjera. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat