Theret një polic në Maqedoni

Maqedonia

Theret një polic në Maqedoni

Më: 21 prill 2017 Në ora: 20:32
ilustrim

Të enjten rreth orës 21, një polic i cili ka qenë në detyrë ka vërejtur dy persona duke vjedhur një akumulator, me ç’rast është nisur në drejtim të tyre.

Njëri prej autorëve me iniciale R.R. (42) nga Prilepi, ka vërejtur se u është afruar polici dhe e ka sulmuar me thikë, me ç’rast e ka therë në dorën e djathtë (pëllëmbë)  dhe ka ikur, shkruan Gazeta Lajm. Më vonë polica e ka arrestuar personin R.R. dhe djalin e tij 16 vjeçar.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Markovska” në Prilep. Polici i lënduar është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm në Prilep, ku i është konstatuar lëndim trupor. Policia po ndërmerr masa për pastrim të plotë të rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat