Largimi i Agron Sallmanit, ditë feste për FR BDI të Gostivarit

Maqedonia

Largimi i Agron Sallmanit, ditë feste për FR BDI të Gostivarit

Më: 22 prill 2017 Në ora: 23:30
Gostivar

Forumi rinor i BDI-së në Gostivar demanton të gjitha zërat se ka pakënaqësi brenda strukturave dhe anëtarësisë së gjerë të forumit.

“Një lajmin tejet spekulativ i publikuar së fundmi nga një portal kinse ka pakënaqësi brenda strukturave të forumit në Gostivar për largime nga individ të caktuar si Agron Sallmani. Forumi rinor dëshiron të informojë opinionin e gjerë se individ si personi i lartëpërmendur janë bashkangjitur tepër vonë në aktivitetet e forumit rinor edhe atë në vitin 2011, pasi i njejti ka qenë i pranishëm në forumet rinore edhe të partive tjera politike”, thonë nga FRBDI-Dega Gostivar, njofton Flaka.

Nga aty shtojnë se: “Nëse ky largim i këtij personi është i vërtetë, atëherë kryesia dhe anëtaresia e forumit rinor të BDI-së në Gostivar e shënon këtë ditë si DITË FESTE, i cili edhe përkundër faktit se është bashkëngjitur në strukturat tona tepër vonë, ka pasur veprime destruktive dhe nuk i ka shërbyer për të mirë forumit por përkundrazi e ka dëmtuar atë. Agron Sallmani bëri shumë mirë që u vetlargua nga aktivitetet tona, dhe nuk priti që ta përjashtojmë ne, ashtu siç u përjashtua kohë më parë për keqpërdorim të detyrës nga kompania e njohur në Gostviar ETC”.

Brenda strukturave të forumit rinor, thonë nga FR- BDI-Gostivar, i njejti nuk ka pasur asnjë detyrë ose post udhëheqës dhe nëse një individ është larguar, shtojnë “një numër i madh të rinjësh i janë bashkangjitur forumit rinor të BDI-së i cili mbetet shtylla e shumë fitoreve dhe sfidave”.

Në fund të njoftimit të tyre thuhet “andaj edhe një her të nderuar aktivistë gjithëmonë gëzuar për largime të tilla”.

Ky reagim vjen pas njoftimit të Agron Sallmanit nga Gostivari se jep dorëheqje nga Forumi Rinor i BDI-së në Gostivar, kurse disa portale të afërta me Lëvizjen BESA, aty ku Sallmani ka kaluar, shkruajtën, “se filloi përçarja në rininë e BDI-së në Gostivar”, njofton Flaka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat