Këta janë deputetët e OBRM-PDUKM-së që e shkelin Kushtetutën e vendit

Maqedonia

Këta janë deputetët e OBRM-PDUKM-së që e shkelin Kushtetutën e vendit

Më: 24 prill 2017 Në ora: 12:39
OBRM-PDUKM

Sipas ekspertëve, disa deputetë të OBRM-PDUKM-së janë duke e shkelur Kushtetutën e vendit, pasi që vazhdojnë të mbajnë postin e ministrave edhe pse janë zgjedhur si deputetë.

Nga Kuvendi thonë se kjo është një praktikë normale deri në formimin e qeverisë së re. Nikolla Poposki, Elizabeta Kançeska-Milevska, Nikolla Todorov dhe Emil Dimitriev, janë bartës funksionesh në Qeverinë Teknike, si edhe deputetë në përbërjen e re kuvendore.

Stojan Andov thotë për Rel se me verifikimin e mandateve të deputetëve, përfundojnë mandatet e ministrave për ata deputetë të verifikuar.

”Hapi i parë i vlefshëm është verifikimi i mandateve të deputetëve. Kjo është kryer dhe në atë moment të verifikimit të mandatit, ata bëhen deputetë, dhe nëse dikush ka qenë ministër, i ndërpritet mandati nëse nuk heq dorë menjëherë nga funksioni i deputetit”, thotë Andov.

Të njëjtin mendim e ndanë edhe ish-gjykatësi kushtetues, Trendafil Ivanovski, i cili thotë se ata dëshirojnë ta ruajnë vendin e deputetit, nëse e humbin atë të funksionit që kanë.

”Atyre u përgjigjet që në katër vitet e ardhshme të jenë edhe ashtu, edhe kështu. Atyre u përgjigjet të mbrojnë karrigen e Gruevskit dhe krimit”, thotë Ivanovski.

Nga OBRM-PDUKM-ja nuk janë përgjigjur nëse do të ketë dorëheqje dhe zëvendësim të funksionarëve të lartëpërmendur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat