PEPR: Ministria e Punës dhe Politikës Sociale nuk ka para për ndihmat e ndryshme sociale

Maqedonia

PEPR: Ministria e Punës dhe Politikës Sociale nuk ka para për ndihmat e ndryshme sociale

Më: 25 prill 2017 Në ora: 11:35
Samka Ibraimovski

Partia për Emancipimin e Plotë të Romëve (PEPR) deklaron se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) nuk i paguan ndihmat sociale, përkujdesjen dhe obligimet tjera ligjore sepse nuk ka para.

Kjo parti paralajmëron protesta nëse nuk do të paguhet borxhi ndaj qytetarëve që marrin ndihma sociale, transfere sociale, ndihmë të përhershme financiare, përkujdesje, etj.

Sipas tyre, MPPS-ja nuk ka paguar as kompenzimin e energjisë elektrike për rastet sociale tashmë një periudhë të gjatë, e as për organizatat për personat me nevoja të veçanta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat