Bullgarja që u paraqit si një vajzë nga Tetova e ka mashtruar një britanik për 13.800 euro

Maqedonia

Bullgarja që u paraqit si një vajzë nga Tetova e ka mashtruar një britanik për 13.800 euro

Më: 25 prill 2017 Në ora: 13:33
ilustrim

Ndoshta është për t`u habitur, por policia e Tetovës më shpesh ka punë me krimin në internet. Para disa kohësh një britanik ka kërkuar ndihmë nga Policia e Tetovës kur e ka kuptuar se është mashtruar nga një vajzë që është njohur përmes Facebook dhe në të cilën është dashuruar, por ajo ka arritur që t`ia gllabëroj 13.800 euro, transmeton Tetova1.

Për mashtruesen e cila iu është paraqitur britanikut se është nga Tetova, më vonë është zbuluar se është nga Bullgaria. Ajo ka treguar një pasaportë false e cila ka qenë me emrin e saj, por në pjesën ku është shtypur shkruan se është lëshuar nga SPB Tetovë.

Britaniku i mashtruar i moshës 47 vjeçare nga Nju Kasëll, në tetor të vitit të kaluar ka udhëtuar për në Tetovë ku e ka paraqitur rastin se ka qenë i mashtruar nga një tetovare me të cilën është njohur përmes Facebook. Sipas paraqitjes së tij, ai me vajzën është miqësuar dy muaj më parë. Në fillim ajo i ka thënë se është nga Kërçova, ndërsa më vonë i ka thënë se është nga Tetova. Dytë i kanë shkruar njëri tjetrit, ndërsa vajza vazhdimisht i ka dërguar fotografi. Britaniku është dashuruar dhe i ka bërë ofertë për martesë, ndërsa ajo ka pranuar. Në ndërkohë i ka thënë se i duhen para për barna për nënën e sëmurë, por ka paramenduar edhe gënjeshtra tjera për t`i dërguar para. Britaniku i ka dërguar 13.800 euro.

Kur ka ardhur momenti që të takohen janë marr vesh që të takohen në aeroportin në Barcelonë, Spanjë. Ajo i ka dërguar edhe fotografi se gjendet në aeroportin në Barcelonë, por fotografia si duket është bërë më herët. Madje i ka thënë se është vjedhur kur ka zbritur në aeroport dhe se ia kanë vjedhur paratë me ç`rast ai përsëri i ka dërguar para në llogari. Por, kur ka arritur në aeroport, vajza nuk ka qenë aty dhe iu është thënë se një person i tillë nuk ka zbritur në aeroportin e tyre. E ka kuptuar se ka qenë i mashtruar.

Pas kësaj, britaniku ka udhëtuar në Maqedoni dhe për rastin e ka njoftuar SPB-në në Tetovë. Ai në polici e ka lënë edhe fotografinë e pasaportës që ajo paraprakisht ia ka dërguar dhe është zbuluar se bëhet fjalë për falsifikim. Pasaporta ka qenë në emrin e saj, por në pjesën ku shkruan se është e shtypur shkruan se është lëshuar nga SPB Tetovë. Është zbuluar se mashtruesja është nga Bullgaria. Britaniku ka vendosur që ta gjej dhe ka shkuar në Bullgari. Ai e ka gjetur vendin se ku jeton, por me të nuk ka arritur që të hyje në kontakt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat