Shtyhet përësi gjyqi për vrasjen e Xhemail Rexhepit – Shqiponjës

Maqedonia

Shtyhet përësi gjyqi për vrasjen e Xhemail Rexhepit – Shqiponjës

Më: 26 prill 2017 Në ora: 14:35
Ilustrim

TV21 bën të ditur se për të dytën herë me radhë shtyhet seanca gjyqësore për vrasjen e Xhemail Rexhepit, i njohur si Komandant Shqiponja.

Gjykatësja Maja Denkovska thotë se seanca u shty për më 5 maj, me kërkesë të Prokurorisë Themelore Publike. Kurse prokurori Isa Sulejmani nuk ishte i gatshëm të sqaroj arsyet e shtyrjes së gjykimit, ku pritej të merrej verdikti final ndaj te akuzuarit Bajram Limani.

Pala mbrojtëse e të vrarit, e cilëson tendencioze ketë shtyrje, ku avokati Marjan Vitanovski thotë se me gjasë rasti do të shkoj në rikualifikim të akuzës për vrasje gjatë përleshje me armë zjarri të ndodhur dy vjet më parë në Kumanovë ku mbeti i vrarë Komandant Shqiponja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat