Zaev tregon pse Ahmeti s’ishte në seancë, plan vrasja e tij

Maqedonia

Zaev tregon pse Ahmeti s’ishte në seancë, plan vrasja e tij

Më: 28 prill 2017 Në ora: 15:40
Lideri i LSDM’së Zoran Zaev

Lideri i LSDM’së Zoran Zaev në një konferencë për media të mbajtur para pak minutash, ka treguar pse lideri i BDI’së, Ali Ahmeti, nuk ishte dje prezent në seancën ku bashkëpartiaku i tij Talat Xhaferi u zgjodh kryetar i Kuvendit.

Zaev në konferencën për shtyp tha se mosprania e Ali Ahmetit në seancën parlamentare është bërë me shkas nga vet koalicioni, sepse sips tij, plani i dhunës i VMRO’së ka qenë mirë i kordinuar dhe cak do të ishte Ali Ahmeti pasiqë e kanë kërkuar koken e tij.

Tutje, Zaev ka thënë se, në mungesë të Ahmetit sulmuesit i janë vënë Selës, sepse sipas tij, plani ka qenë për t’i vraër Zaevin dhe Ahmetin, dy liderët e partive të koalicionit të dalë nga zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoni. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat