1 Maji në Maqedoni edhe këtë vit u shënua me piknik

Maqedonia

1 Maji në Maqedoni edhe këtë vit u shënua me piknik

Më: 1 maj 2017 Në ora: 19:25
Ilustrim

Ndonëse është traditë ndërkombëtare që 1 maji, dita ndërkombëtare e punëtorëve, të shoqërohet me protesta për plotësimin e kërkesave dhe përmirësimin e kushteve të punës për të punësuarit, në Maqedoni është traditë në këtë ditë të dilet në piknik, njofton Shenja.

Krahasuar me vitet e kaluara, numri i qytetarëve që kishin dalë në piknik ishte dukshëm më i ulët. Por, ajo që nuk kishte ndryshuar nga vitet e kaluara, janë kushtet infrastrukturore.

Qytetarët nuk janë të habitur me të gjitha këto, duke akuzuar autoritetet për mungesë të investimeve në infrastrukturë. Për daljen më të ulët të qytetarëve në piknik, qytetarët thonë se për këtë, ka ndikuar situata e tensionuar e sigurisë.

Mungesa e investimeve në infrastrukturë, e bën që ky lokacion të mos jetë atraktiv edhe për investitorët privatë, kështu që në të, nuk ka asnjë restorant të vetëm. Ndryshe, kohë më parë kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, paralajmëroi investim të ri në vlerë prej 6.5 milion euro për modernizimin e parkut të Qytetit. Sipas planit, janë paraparë që në parkun e Qytetit të ndërtohet infrastrukturë e re dhe të vendosen rekuizita të reja argëtuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat