Johanes Hahn për Der Standard: Nëse përsëritet edhe njëherë dhuna në Maqedoni, atëherë do rrezikohej perspektiva europiane

Maqedonia

Johanes Hahn për Der Standard: Nëse përsëritet edhe njëherë dhuna në Maqedoni, atëherë do rrezikohej perspektiva europiane

Nga: Fitim Dika Më: 2 maj 2017 Në ora: 11:47
Johanes Hahn

Komisioneri europian Johanes Hahn ka dhënë një intervistë për median e majtë austriake “Der Standard” ku krahas përkeqësimit të fundit të marrëdhënieve turko-austriake ka folur edhe për situatën e fundit në Maqedoni. Në lidhje me ndodhitë e parlamentit, ai thotë:

“Jo, vërtet që nuk e kisha pritur por fatkeqësisht gjithmonë pritej një mësim i keq. Por nëse tani është presioni që Maqedonia të pezullohet automatikisht nga procesi i integrimeve, përgjigja është Jo. Në parlament janë atakuar personat që kërkojnë procesin e integrimit europian. Nuk do ishte e drejtë në këto momente të theksonin se perspektiva europiane është diçka e kaluar. Në të kundër, shpresoj që ndodhitë e ditës së enjte të shërbejnë si alarm. Nëse edhe njëherë përsëritet, atëherë do rrezikohej perspektiva europiane,” u shpreh Hahn, përcjell botasot.info.

Në fund komisioneri Hahn shton se Brukseli është përpjekur maksimalisht brenda dy vjetëve për të riorientuar Maqedoninë në rrugën europiane.

“Kjo ka funkcionuar me zgjedhjet, por jo edhe me krijimin e qeverisë, që është bllokuar nga mosnjohja e partisë udhëheqëse (OBRM-SHP). Demokraci do të thotë edhe ndryshim: Nëse evitohen edhe më tej proceset demokratike, ne gjithashtu nuk mund të mbajmë rekomandimin tonë në negociatat e pranimit.”/Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat