Pamje nga vendi i ngjarjes: Ky është vendi ku u vra Hazbi Idrizi

Maqedonia

Pamje nga vendi i ngjarjes: Ky është vendi ku u vra Hazbi Idrizi

Më: 6 maj 2017 Në ora: 13:18
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ngjarja e sotme e vrasjes makabre e kryetarit të Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi, ka shokuar gjithë Maqedoninë.

Siç mëson portali TetovaSot, personi që ka qëlluar me pistoletë ndaj kryetarit të Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi është personi me inicialet Q.A.

Personi në fjalë qëlluar me gjashtë plumba mbi kryetarin Hazbi Idrizi, kryetar të Komunës së Bogovinës, ai më pas ka qëlluar edhe veten me pistoletë, dhe ka tentuar të vetëvritet.

Siç mësohet nga burimet e Spitalit të Tetovës, ai ka marrë lëndime të rënda dhe menjëherë është transferuar në Spitalin e Shkupit.

TetovaSot ka siguruar edhe pamje nga vendi ku ndodhi vrasja e Hazbi Idrizit.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat