“Të rinjtë në Maqedoni duhet edhe të punojnë edhe të studiojnë”

Maqedonia

“Të rinjtë në Maqedoni duhet edhe të punojnë edhe të studiojnë”

Më: 6 maj 2017 Në ora: 13:24
Panairi i sivjetshëm dyditor për karrierë “CareerLaunch”.

Kënaqësia, përvoja, shoqërimi global dhe përfitimi, janë vetëm disa nga përfitimet e hapjes dhe zhvillimit të start­ap bizneseve, konsiderojnë sipërmarrësit e rinj, pjesëmarrës në Panairin e sivjetshëm dyditor për karrierë “CareerLaunch”.

Sipas tyre, duhet të tejkalohet mendimi se është më mirë njëherë të përfundohet fakulteti, e pastaj të kërkohet punë. Mundet paralelisht të punohet dhe të studiohet sepse puna jep dimension tjetër, të cilën studimet nuk e ofrojnë.

“CareerLaunch” mbahet sot dhe nesër në Bibliotekën universitare “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup dhe në të marrin pjesë mbi 20 kompani, të cilat ofrojnë mbi 70 punësime kryesisht nga fusha e marketingut dhe sektorit IT.

“Bashkësia start­ap ofron shumë mundësi të mira për punësim që u përgjigjet më së shumti të rinjve para së gjithash për shkak të orarit fleksibil të punës, atmosferës ndryshe, ndryshe nga ajo në korporatat e mëdha”, deklaroi Frosia Kuzmanovska nga Sistems for enterprajz, qendër inovative, e cila përpunon vendime softuerike për industrinë e sigurimeve.

Tash për tash më të kërkuar dhe më të përfaqësuar në start­ap bizneset janë programerët, sidomos zhvilluesit e softuerëve. “CareerLaunch” e organizon Summer Work & Travel Alumni Macedonia, në bashkëpunim me Info klubin rinor ­ Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat