Në Veles filloi shënimi i Ditës Botërore të Kryqit të Kuq

Maqedonia

Në Veles filloi shënimi i Ditës Botërore të Kryqit të Kuq

Më: 7 maj 2017 Në ora: 19:01
Ilustrim

Në kuadër të shënimit të 8 Majit – Ditës Botërore të Kryqit të Kuq, si dhe Javës së Kryqit të Kuq prej më 8 deri 15 maj, organizimi komunal i Kryqit të Kuq në Veles sot organizoi ligjërata edukative me të cilat informuan qytetarët për aktivitetet të cilat i zbaton Kryqi i Kuq në Veles, si dhe kontrolle parandaluese.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve sot para teatrit të ri u promovuan qëndrime me të cilat qytetarët u informuan për aktivitetet e Organizimit komunal, ndërsa njëkohësisht u realizuan edhe kontrolle mjekësore pa pagesë.

Nga Kryqi i Kuq në Veles theksuan se Lëvizja ndërkombëtare e Kryqit të Kuq është e pranishme kudo në botë dhe për të gjithë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat