Grubi: Kishim informacione se përgatitet sulm ndaj Kuvendit

Maqedonia

Grubi: Kishim informacione se përgatitet sulm ndaj Kuvendit

Më: 10 maj 2017 Në ora: 15:03
Deputeti i BDI-së, Artan Grubi

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi, dha dëshmi në prokurori si dëshmitar për dhunën në Parlament më 27 prill.

Ai përsëriti se vlerësimi që kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti të mos jetë në Parlament ishte për të parandaluar konfliktin ndër-etnik. Sipas tij, ishte i vetëdijshëm se do të sulmoheshte Ahmeti dhe për atë kishte një telefonatë nga shërbimet e sigurimit.

Grubi u bëri thirrje deputetëve të tjerë të cilët kanë qenë të sulmuar për të bërë të njëjtën gjë dhe për të kontribuar në sqarimin e çështjes.

Ai tha janë spekulimet akuzat se është përshëndetur nga njerëz të cilët kanë hyrë në parlament.

Para prokurorisë sot do të japë dëshmi edhe deputetja Shpresa Hadri nga BDI. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat