Ja çfarë tha para gjykatës sulmuesi që rrahu brutalisht Selën

Maqedonia

Ja çfarë tha para gjykatës sulmuesi që rrahu brutalisht Selën

Më: 12 maj 2017 Në ora: 09:56
Kire Gjorgjievski

Kire Gjorgjievski, i cili është i dyshuari kryesor për sulmin brutal ndaj kreut të LR-PDSH-së, Ziadin Selës, ka dalë dje para gjykatës.

Ai ka thënë para gjykatësit hetues se ka dashur ta shpëtojë Selën dhe nuk ka ushtruar dhunë.

Por ai nuk është i vetëm, pasi që bashkë me të, akuzohen edhe persona të tjerë.

Nga ana tjetër, videot e siguruara demantojnë Gjorgjievskin, ku ai shihet se me sa krenari tërheq zvarrë dhe të gjakosur deputetin Sela. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat