Nuk do të ketë më protesta të çdo ditshme nga nisma ‘Për Maqedoni të përbashkët’

Maqedonia

Nuk do të ketë më protesta të çdo ditshme nga nisma ‘Për Maqedoni të përbashkët’

Më: 15 maj 2017 Në ora: 16:15
Protesta ne Maqedoni

Nisma “Për Maqedoni të përbashkët” do të ndryshojë aktivitetet e saj nga tani e tutje, nuk do të shprehet vetëm përmes protestave, por edhe përmes betejës ligjore, njoftuan sot në një konferencë për shtyp drejtuesit e kësaj nisme, Boris Damovski dhe Bogdan Ilievski.

Marshimet e protestave që deri më tani i kanë zhvilluar, do të reduktohen.

Ata njoftuan dorëzimin e një nisme për të vlerësuar kushtetutshmërinë e zgjedhjes së Talat Xhaferi si drejtuesi i ri i parlamentit.

“Për Maqedoni të përbashkët” organizuan protestë më 27 prill, kur turma u fut në Kuvend dhe rrahu deputetët dhe gazetarët. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat