Dita e familjes, rritet numri i shkurorëzimeve në Maqedoni

Maqedonia

Dita e familjes, rritet numri i shkurorëzimeve në Maqedoni

Më: 15 maj 2017 Në ora: 16:57
Ilustrim

Ndryshimi i vlerave në shoqëri, ndryshimi i prioriteteve në mesin e çifteve të martuara, mungesa e vullnetit për kompromis, janë arsyet kryesore për rritjen e numrit të shkurorëzimeve në Maqedoni. Të dhënat u prezantuan nga ekspertët në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Familjes, raporton Alsat M.

Tani prioritet kryesor kanë individualizmin,, të gjithë janë të kthyer kah vetja, kah nevojat e tyre, dëshirat e tyre, duke ndërtuar karrierën personale. Kështu ata nuk janë të gatshëm të sakrifikohen për martesë, nuk janë të gatshëm për kompromis ashtu siç kanë bërë në të kaluarën – deklaroi Makedonka Raduloviq, Fakulteti filozofik.

Enti shtetëror i statistikës

2011 – 1,753 divorce (14.736 kurorëzime)

2016 – 2.043 divorce (13.164 kurorëzime)

Sipas Entit shtetëror për statistikë, në vitin 2011 në vendin tonë ka pasur 1,753 divorce, ndërsa në vitin 2016 ky numër u rrit në 2,043. Në të njëjtën kohë, është zvogëluar numri i martesave. Arsyeja për këtë është e njëjtë. Të rinjtë veçanërisht duan të përqendrohen në prioritetet e tyre, dhe jo në krijimin e një bashkësie me një tjetër.

Shumica e tyre e shohin veten të martuar në të ardhmen, por nuk janë të gatshëm të sakrifikohen për martesën, nuk janë të gatshëm ta sakrifikojnë karrierën e tyre dhe të martohen, nuk janë të gatshëm që të kenë fëmijë në llogari të karrierës – shtoi Makedonka Raduloviq, Fakulteti filozofik.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Familjeve, në fakultetin e Filozofisë në Shkup u organizua seminar ku më të rinjtë i shprehën pikëpamjet e tyre për vlerat e familjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat