Ivanov dorëzohet, ja kur do t’ia japë mandatin Zaevit - Bota Sot
Ivanov dorëzohet, ja kur do t’ia japë mandatin Zaevit

Maqedonia

Ivanov dorëzohet, ja kur do t’ia japë mandatin Zaevit

Më: 16 maj 2017 Në ora: 05:48
Zaev dhe Ivanov

Presidenti i Maqedonisë ka filluar të japë shenja se ëhstë dorëzuar përballë shumicës së re parlamentare.

Burime nga kabineti i Ivanovit kanë lajmëruar në mënyrë joformale mediat se ky i fundit planifikon që një ditë para se të skadojë afati kushtetues prej dhjetë ditësh, Ivanov do t’ia japë mandatin kreut socialdemokrat Zoran Zaev.

Sipas këtyre burimeve, Ivanov po shqyrton garancat të cilat ditë më parë Zaev ia dorëzoi, ku garantohet sistemi unitar i shtetit.

Ndryshe Ivanov, jashtë kompetencave të tij kushtetues, nuk ia ndau mandatin shumicës së re parlamentare me arsyetimin se e ashtuquajtura “Deklaratë e Tiranës” rrezikon Maqedoninë. Pas kësaj, vijoi presioni ndërkombëtar ndaj tij për respektim të Kushtetutës dhe të normave demokratike.

Është e qartë se ishe takimi me diplomatin e lartë nga Uashingtoni Hoyt Bryan Yee, para rreth dhjetë ditëve, ai që ia ndryshoi qëndrimin kategorik Ivanovit për mosdhënien e mandadtit liderit të shumicës së re parlamentare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...