Reagon vëllau i Komandat Shqiponjës: Kjo është vrasje e organizuar politike

Maqedonia

Reagon vëllau i Komandat Shqiponjës: Kjo është vrasje e organizuar politike

Më: 16 maj 2017 Në ora: 06:07
Qail Rexhepi

Familjarët e “Shqiponjës”, nuk pajtohen se vrasja e tij është bë në vetëmbrojtje. Përkundrazi, për ta vrasja ka qenë e organizuar mirë dhe me paramendim. Për këtë Qail Rexhepi tha se ata nuk do të ndalen këtu, por do të vazhdojnë edhe më tej dhe se drejtësinë do ta kërkojnë deri në fund.

“Normal kjo është vrasje me paramendim, e organizuar dhe vrasje politike. Drejtësinë do ta kërkojmë deri në fund, do të apelojmë edhe tek gjykata në Shkup, në Gjykatën e Apelit. Ne kemi fakte, kemi inçizime, janë gjitha detajet dhe mendoj se patjetër duhet të apelojmë”, deklaroi Qail Rexhepi, vëllai i “Komandant Shqiponja”.

Shqiptimi i dënimit siç u paralajmërua edhe njëherë nga gjykata, pritet të bëhet më 19 maj.

Të akuzuarit Bajram Limani dhe Amir Latifi e pranuan se kanë kryer vrasjen e “Komandant Shqiponjës”, mirëpo ata thanë se atë nuk e kanë kryer me planifikim dhe paramendim, por vrasja sipas tyre ka qenë vrasje çasti dhe në vetëmbrojte. Mirëpo, shqiptimi i dënimit për ta nuk u shqiptua as sot sepse atyre edhe njëherë u dha mundësia që të deklarojnë pafajësinë e tyre dhe kjo gjë u kundërshtua edhe nga prokurori.

I akuzuari i parë Bajram Limani,e pranoi veprën e bërë, por deklaroi se nuk ndihet aspak fajtor, pasi sipas tij rrethanat kanë qenë të tilla që atë e kanë detyruar të veprojnë në atë mënyrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat