Garanca e shumicës parlamentare drejt Presidencës, pritet dhënia e mandatit

Maqedonia

Garanca e shumicës parlamentare drejt Presidencës, pritet dhënia e mandatit

Më: 16 maj 2017 Në ora: 19:21
Presidenti Gjorge Ivanov dhe Zoran Zaev

LSDM-ja dhe Presidenti Gjorge Ivanov nuk bëjnë të ditur nëse kanë shkëmbyer materialin e shkruar të garancive për ruajtjen e unitetit të vendit nga partitë që presin të marrin pushtetin. Përveç kësaj, asnjëra nga palët nuk bën të ditur nëse do të ketë një takim mes tyre dhe aq më pak nëse Presidenti do të japë mandatin për formimin e Qeverisë së re.

“Përveç për pranimin e garancive dhe dhënien ose jo të mandatit për formimin e Qeverisë së re, nga presidenca heshtin edhe për udhëtimin e mundshëm të Presidetit Gjorge Ivanov, jashtë vendit, gjatë ditës së premte. Mes disa destinacioneve si Varshava dhe Roma të cilat përfliten së fundmi, nga Kabineti i Presidentit Ivanov nuk konfirmojnë asnjërin”.

Jozyrtarisht, Ivanov pritet të udhëtojë ditën e premte, gjegjësisht ditën e skadimit të afatit për dhënien e mandatit për të cilin, e shumta deri të enjten, pritet një vendim përfundimtar. Bojan Mariqiç nga Qendra për strategji evropiane vlerëson se dhënia e mandatit është vetmi skenar stabilizues për vendin.

Është evidente që ka bisedime në relacionin mes mandatarit të mundshëm dhe presidentit rreth tekstit që duhet bashkërisht ta mbështesin dhe pres që kështu të ndodhë. Ky do të ishte skenarë i mirë dhe stabilizues që më në fund Maqedonia të hyjë në ujëra më të qetë. Përderisa presidenti eventualisht vendos të mos e japë mandatin, vlerësoj se do të jemi dëshmitar të një stuhie të re të krizës dhe situatë të ngjashme si ajo gjatë zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit – tha Bojan Mariqiç, Qendra për strategji evropiane.

Në kushtet e një Qeverie teknike dhe një kryeministri teknik, Presidenti dhe Kryetari i Kuvendit janë të vetmet institucione kryetare legjitime në vend. Në mos-prezencë të Ivanovit, sipas Kushtetutës, atë e zëvendëson kryetari i Kuvendit. Talat Xhaferi ditë më parë deklaroi se afati Kushtetues për dhënien e mandatit skadon më 19 maj dhe në rast se kjo nuk ndodh Kuvendi do ta votojë atë pa mandat nga presidenti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat