Ministri britanik për Evropë dhe Amerikë, Alan Dankan e përshëndeti vendimin e presidentit George Ivanov që t’i mundësojë shumicës parlamentare të kryesuar nga lideri i LSDM-së Zoran Zaev, që ta formojë qeveri.
“Ky është hap i rëndësishëm përpara. Mbretëria e Bashkuar u bën thirrje të gjithë liderëve politik që të punojnë bashkërisht, në mënyrë konstruktive dhe në interes të Maqedonisë dhe të gjithë qytetarët e saj. Ne jemi të përgatitur t’i ndihmojmë përpjekjet e tilla dhe ta mbështesim Maqedoninë në aspiratat e saj për në BE dhe NATO”, thuhet në deklaratën e Dankan.