‘Muzetë dhe historitë kontestuese-duke e thënë të pathënën në muze’ është tema e shënimit të sivjetmë të 18 Majit-Ditës ndërkombëtare të muzeve. Temën këtë vit e dha Këshilli ndërkombëtar i muzeve (ICOM) dhe vlen për të gjitha vendet për vitin 2017, ndërkaq fokusohet në rolin e muzeve, të cilët, duke punuar për të mirën e shoqërisë, bëhen qendra të pajtimit të popujve.
Në Maqedoni, Dita ndërkombëtare e muzeve, me një sërë aktivitetesh do ta shënojnë Galeria nacionale e Maqedonisë me të gjitha objektet e veta ekspozuese dhe Muzeu arkeologjik i RM-së.
Në kontekst të shënimit të Ditës së muzeve, në Hamamin e Daut pashës, gjatës tërë ditës sot do të vendoset ekspozita e absolventëve nga Fakulteti për arte figurative pranë UT-së, nga klasa e profesor Reshat Ameti, njofton AIM.
Kjo ditë tradicionalisht shënohet më 18 maj prej vitit 1977, me qëllim që të ngritet vetëdija për rëndësinë e muzeve dhe trashëgimisë kulturore në zhvillimin e një shoqërie.