SHBA: Vendimi i Ivanovit, hap i rëndësishëm për demokracinë e vendit

Maqedonia

SHBA: Vendimi i Ivanovit, hap i rëndësishëm për demokracinë e vendit

Më: 18 maj 2017 Në ora: 21:34
DASH

SHBA-të kanë përshëndetur vendimin e presidentit Gjorge Ivanov të ndajë mandatin për formimin e qeverisë së re, kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev. Nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) theksojnë se vendimi i Ivanovit paraqet hap të rëndësishëm për demokracinë e vendit dhe qytetarët.

“Presim të punojmë me qeverinë e re dhe të tejkalojmë sfidat e shumta me të cilat ballafaqohet Maqedonia, duke përfshirë edhe nevojën për reforma demokratike dhe implementim të plotë të Marrëveshjes së Përzhinës. SHBA-të mbeten mik dhe partner i Maqedonisë dhe jemi të përkushtuar të përkrahim të ardhmes e saj evropiane dhe euroatlantike”, thuhet në njoftimin e DASH.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat