Shoqëria civile: Kriza politike të zgjidhet sa më shpejt

Maqedonia

Shoqëria civile: Kriza politike të zgjidhet sa më shpejt

Më: 21 maj 2017 Në ora: 18:23
Shkupi

Aktivistë dhe disa OJQ kërkuan të shqetësuar siç thanë me situatën në të cilën ndodhet vendi, kërkuan vazhdimin e punës së Kuvendit.

Duke i dhënë mbështetje kryeparlamentarit Talat Xhaferit, aktivistët kërkuan zbardhjen plotë e ngjarjeve të dhunshme natën e 27 prillit në Kuvend ku u sulmuan deputetët dhe gazetarët.

Nën moton “Unë kërkoj/Ne kërkojmë” ata kërkuan të dënohet gjuha e urrejtjes, krimet dhe çdo qytetar të jetë i barabartë përpara ligjit. Aktivistët mbështetën edhe punën e Prokurorisë Speciale Publike.

“Presim që Qeveria e re të jetë Qeveri reformuese , që t’i de partizojë institucionet, t’i realizojë pritjet për ndryshime themelore ,dhe ta kthej funksionimin e institucioneve si servis për qytetarët. 1:55 Ministria e Brendshme dhe Prokuroria Themelore Publike kërkojmë që  ta kryejë punën e saj profesionalisht dhe me përgjegjshmëri, ndërkaq Marko Zvërlevski të shkarkohet. Mandati i PSP-së të vazhdohet edhe pas 30 qershorit dhe të mos pengohet puna e saj nga institucione të tjera”, tha aktivisti  Jane Zavevski.

“Persekutimi politik nga ana e institucioneve të shtetit të robëruar ndaj organizatave civile të ndalojë, ndërsa qytetarët dhe shoqëritë e tyre të mos pengohen në përdorimin e lirive dhe të drejtave të tyre. Mediave tu mundësohet që t’i informojnë qytetarët në mënyrë objektive pa u ballafaquar me presione dhe dhunë”, tha aktivisti  Fahri Hiseni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat