LSDM-ja reagon ndaj paralajmërimeve të BPRM-së për rritjen ekonomike të vendit

Maqedonia

LSDM-ja reagon ndaj paralajmërimeve të BPRM-së për rritjen ekonomike të vendit

Më: 25 maj 2017 Në ora: 18:53
LSDM

Përmes një kumtese LSDM-ja ka reaguar ndaj deklaratave të guvernatorit të Bankës Popullore të Maqedonisë, Dimitar Bogov, i cili paralajmëroi rritje të ekonomisë së vendit për 2,5% në këtë vit.

Nga LSDM thonë se, për disa ditë do të formohet qeveria e re dhe me tempo të shpejtë do të fillojë zbatimi i reformave për rritjen e ekonomisë së vendit, që sipas tyre, do të përmirësojë jetën e qytetarëve.

“Sot, edhe guvernatori i BPRM-së Dimitar Bogov, i cili në mandatin e tij në mënyrë të heshtur është sjellur sipas politikave të OBRM-PDUKM-së, me parashikimin e rritjes ekonomike për 2,5% vërtetoi lëvizjet ekonomike katastrofale të pushtetit të deritanishëm, të cilët kanë shkatërruar ekkonominë. Politikat e qeverisë së re reformuese do të fillojnë të zbatohen së shpejti”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat