Udhëheqësia e re e Odës së Mjekëve në Maqedoni paralajmëron risi në punë

Maqedonia

Udhëheqësia e re e Odës së Mjekëve në Maqedoni paralajmëron risi në punë

Më: 25 maj 2017 Në ora: 18:54
Udhëheqësia e re e Odës së Mjekëve në Maqedoni

Rritje e rrogës mujore të mjekëve me qëllim të ndalet largimi i tyre nga vendi është një nga masat më të rëndësishme që do të ndërmerr udhëheqësia e re e Odës së Mjekëve. Kalina Stardellova (kryetare e Odës) paralajmëroi ndryshime në statutin e punës së Odës së Mjekëve dhe intensifikim të Ligjit për veprimtari të mjekëve, që siç theksoi, duhet të zbatohet në Kuvend dhe sa më parë të miratohet.

Zv.kryetari i Odës së Mjekëve, Ylber Besimi, tha se një prej qëllimeve të tyre në kryesi është të parandalohet vala e doktorëve të rinj që po ikin nga shteti dhe për atë qëllim, në afat sa më të shkurtë të miratohet Ligji për veprimtari të mjekut.

Duke u përgjigjur në pyeje të gazetarëve rreth rritjes së rrogës mesatare, ai theksoi se propozojnë një zgjidhje mjaft solide dhe mirë të qëndrueshme e cila shpresin shumë shpejt të pranohet nga autoritet shëndetësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat