LR-PDSH: Lapsusi logjik i Artan Grubit…

Maqedonia

LR-PDSH: Lapsusi logjik i Artan Grubit…

Më: 25 maj 2017 Në ora: 20:23
Artan Grubi

Mbrëmë në TV 21, në emisionin Clik Plus, ishte i ftuar dhe z.Grubi.
Pa dashur të spekulojmë mbi kontekstet apo arsyet e tij, ndihemi të detyruar të sqarojmë opinionin publik se LR-PDSH-ja është një parti e konsoliduar me personalitet të fortë e të formuar, ndaj përgënjeshtrojmë faktin që ndonjë parti tjetër ka kompetenca të pyesë, përgjigjet, artikulojë më të voglin mendim në emrin tonë!

Jemi dashamirës ndaj z.Grubit, i cili padyshim ka bërë ndonjë lapsus logjik duke folur për bisedime me LSDM-në dhe në emër të Aleancës për Shqiptarët!

Aleanca për Shqiptarët është një grupim i suksesshëm që ka organizuar grupin e vet negociues për të biseduar për një ngjarje kaq të rëndësishme sa ç’është formimi i një Qeverie Shprese!

Është përgjegjësi e madhe e çdo individi që jeton në territorin e Maqedonisë që të jetë pjesë e reformimit të shtetit, e sidomos e çdo shqiptari!

Në këtë kontekst LR-PDSH-ja dhe Aleanca për Shqiptarët fton të diskutojnë për fatet e shtetit LSDM-në, BDI-në dhe Lëvizjen Besa.

Jemi të sigurtë që z.Grubi është i ngarkuar nga dinamikat e ngjarjeve të fundit dhe ka thënë këtë deklaratë natyrisht të nxituar por fatmirësisht të riparueshme.

Theksojmë që detyra jonë është të tregojmë që jemi të aftë në orët e para të një shteti që kujdeset dhe për ne, dhe të shembim mitin fatkeq që Shqiptarët Janë të Aftë në Luftë e të Dobët në Paqe!
Me respekt,
Qendra për informim
LR PDSH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat