A do të jetë edhe gjuha shqipe zyrtare në Maqedoni? Ja se ç’thotë Sela

Maqedonia

A do të jetë edhe gjuha shqipe zyrtare në Maqedoni? Ja se ç’thotë Sela

Më: 25 maj 2017 Në ora: 20:53
Ziadin Sela

Kreu i LR-PDSH-së Ziadin Sela insiston që shqipja të jetë gjuhë e dytë zyrtare në të gjithë territorin e Maqedonisë.

“Po, ne do të kërkojmë përdorimin e gjuhës shqipe, sepse mendojmë se shqipja duhet të jetë gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë”, tha Sela.

Por deputeti i LSDM-së Aleksandër Kiracovski i pyetur për të komentuar deklaratën e Selës, rikujtoi garancinë që mandatari Zoran Zaev ia dha presidentit Gjorgje Ivanov.

“Në Republikën e Maqedonisë politikanët mund deklarativisht të gënjejnë veten çfarëdo që ata duan. Por ai që është mandatar ai ka për borxh që ta mbajë fjalën e dhënë. Zotëri Zaev do i mbaj fjalët që i ka premtuar, ashtu siç i ka mbajtur deri tani”, tha Kiracovski.

Edhe Zaev në deklaratën e fundit për Evropa e Lirë sa i përket rregullimit të gjuhës shqipe, theksoi se asgjë nuk do të bëhet jashtë Kushtetutës dhe ligjit, ndërsa duhet të ketë vetëm realizim praktik.

Në pikën e tretë të Deklaratës së përbashkët të partive, kërkohet që gjuha shqipe dhe alfabeti i saj të jetë zyrtare sikur gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik.

Ndryshe përdorimi i gjuhës shqipe është rregulluar me amendamentin e V, në të cilin thuhet se, gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik. Gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve, gjithashtu, është gjuhë zyrtare si dhe alfabeti i saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat