Koçan në PSP për lëndën ”Trust”

Maqedonia

Koçan në PSP për lëndën ”Trust”

Më: 26 maj 2017 Në ora: 12:42
Sead Koçan

Biznesmeni i përafërt me OBRM-PDUKM-në i cili dyshohet nga Prokuroria Speciale Publike për keqpërdorim të 17 milionë eurove në tenderat e kompanisë shtetërore ELEM, Sead Koçan sot është paraqitur në PSP për të dhënë dëshminë e tij.

Koçan është parë duke dalë nga objekti i PSP-së, i shoqëruar nga avokati i tij, Nikolla Dodevski.

Gjatë daljes nga PSP-ja ai nuk ju është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në pyetjen ku ishit në udhëtim zyrtar.

Për dy muaj Koçan ka ikur nga gjykatat, pasi ndaj tij është shqiptuar paraburgim si i akuzuar i parë në rastin ”Trust” për falsifikim dokumentash. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat