MPB-ja kallëzon penalisht një person për vendosje të mjetit shpërthyes në Kuvendin e Maqedonisë

Maqedonia

MPB-ja kallëzon penalisht një person për vendosje të mjetit shpërthyes në Kuvendin e Maqedonisë

Më: 26 maj 2017 Në ora: 15:46
Dhunuesit e Kuvendit

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se është ngritur kallëzim penal ndaj J.L (41), nga Shkupi, i cili dyshohet se natën kritike të 27 prillit kur u sulmuan fizikisht gazetarët dhe deputetët e shumicës parlamentare, ka vendosur mjet eksploziv të improvizuar në Kuvend.

I dyshuari është futur në Kuvend, bashkë me turmën e dhunshmë, dhe në njërën nga zyrat në katin e parë të Kuvendit e ka vendosur mjetin shpërthyes.

Gjithashtu, në Prokurorinë Themelore Publike janë dorëzuar edhe dy raporte që kanë të bëjnë me mastat e ndërmarra në lidhje me Urhdërin për verifikimin e të gjitha të dhënave për gjithsej shtatë persona, deputetë të Kuvendit, si edhe me masat e deritanishme të ndërmarra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat