Takimi mes Ahmetit Selës dhe Zaevit sonte siç mësohet edhe i kanë dhënë fund bisedimeve për formimin e qeverisë së re.
Nga burime brenda LR-PDSH-së thonë se se në këto negociata, BDI është treguar partnere dhe ka shfaq gatishmëri për ndarje të pushtetit, me ç ‘rast Aleanca për Shqiptarët ka marrë dy resore atë të Shëndetësisë dhe zv/kryemnistrinë për Çështje Evropiani.
Gjithashtu po të njëjtat burime, thonë se për zv/ministrat dhe drejtorët do të bisedohet ditëve në vijim.
Ndryshe nga ana tjetër Lëvizja BESA sonte pritet që të rreshtohet me VMRO-në dhe PDSH-në në opozitë.