“Zëmërgjërsia” e Ahmetit megjithatë me e vogël se Sakrifica e Ziadin Selës për Shqiptarët

Maqedonia

“Zëmërgjërsia” e Ahmetit megjithatë me e vogël se Sakrifica e Ziadin Selës për Shqiptarët

Më: 27 maj 2017 Në ora: 00:44
Lideret shqiptarë, Maqedoni

Kohëve të fundit si duket janë  aktivizuar së tepërmi  me dekarata dhe qëndrime  “mercenarët e VMRO”  të njohur ndryshe edhe si krahu i VMRO-së në BDI.

Kjo strukturë  e kapur kriminale është duke luajtur  aktin e fundit të   filmit  në regji të VMRO-DPMNE-së e që ka  për qëllim ta nervozojë strukturën e LR-PDSH-së, që  këta të fundit t’i bëj trysni Ziadin Selës që të mos e përkrah qeverinë e re reformatore.

Titujt e tillë, si: Zemërgjerësia e Ali Ahmeti, për t’i dhënë poste Aleancës, duket  qartë se është   e gatuar në kuzhinën e VMRO- DPMNE-së?, e si produkt shitet nga “duqane” që prej shumë kohësh janë në hipoteka të saj. 

Nga burime brenda  LR-PDSH-së  thonë se  është  vetë Zemërgjerësia e Ziadin Selës, që ngritet mbi veten, duke  lërë anash atentatin ndaj tij,  bile edhe duke mbyllur njërin sy për dështim dhjetëvjeçar të Ali Ahmetit dhe t’i japë një shans reformave.

Duket që BDI do të vazhdojë ta luajë edhe një kohë skenarin e VMRO-DPMNE-së, por ne do të jemi vigjilent që t’i pamundësojmë forcat regresive të arrijnë sukses dhe përfundimisht  ta  dërgojmë Gurevskin dhe bandën e tij kriminale atje edhe ku e kanë vendin, e më pas edhe të gjithë të tjerët që i kanë shërbyer  atij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat