RDM ofron mbështetje për qeverinë e re

Maqedonia

RDM ofron mbështetje për qeverinë e re

Më: 28 maj 2017 Në ora: 15:18
Kryesia Qendrore e Ripërtëritjes Demokratike të Maqedonisë (RMD)

Kryesia Qendrore e Ripërtëritjes Demokratike të Maqedonisë (RMD) në seancën e sotme vërtetoi mbështetjen për formimin e qeverisë së re. Nga partia njoftojnë se, duhet të fillojë procesi i zvogëlimit të ndarjeve mes qytetarëve.

“Kryesia Qendrore e RDM-së vlerësoi se gjithë subjektet politike duhet të sillen me përgjegjësi në këtë situatë dhe të kontribuojnë për stabilitetin e vendit. RDM pret që qeveria e re të sigutojë trajtim më serioz në gjitha fushat e jetës, sidomos në ekologji, ekonomi, zhvillim rajonal, të drejtat e njeriut dhe tjera”, thonë nga RDM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat