Deralla: BDI-ja vazhdon me këngën e vjetër

Maqedonia

Deralla: BDI-ja vazhdon me këngën e vjetër

Më: 28 maj 2017 Në ora: 18:39
Xhabir Deralla

Emrat e ministrave të BDI-së për qeverinë e re, kanë nxitur reagim në opinion. Analistët politike thonë se këta emra nuk janë zgjedhja më e mirë. Xhabir Deralla nga organizata joqeveritare “Civil” thotë se Maqedonia ka nevojë për qeveri që do i kënaq nevojat e qytetarëve, e jo të partive.

“Ajo që BDI ofron kuadro të vjetër në një pjesë të saj është provokim i paturpshëm ndaj qytetarëve. Nëse keni parti e cila nuk mundet të dalë nga rrethi i ngushtë, rrethi i fuqisë, ajo as që dëshiron t’i ofroj kapacitete e saja, ndërkohë që e dimë se ajo vërtetë ka kapacitete të mira dhe të nevojshme për këtë shtet, pavarësisht nga cila parti apo nga cila bashkësi etnike vijnë. Kjo do të thotë se kjo parti edhe më tej vazhdon me këngën e vjetër”, tha për Alsat, Xhabir Deralla nga OJQ “Civil”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat