Kush është ministri i ri i jashtëm, nga kabineti i Cërvenkovskit deri tek kabineti i Gruevskit

Maqedonia

Kush është ministri i ri i jashtëm, nga kabineti i Cërvenkovskit deri tek kabineti i Gruevskit

Më: 29 maj 2017 Në ora: 08:58
Nikolla Dimitrov

Nikolla Dimitrov, është diplomati 44 vjeçar, i cili ka pasur një karrierë të bujshme nëpër institucionet vendit, sidomos në diplomaci.

Ai është një djalë që vjen nga prindër, që janë ndër themeluesit e VMRO-DPMNE, pasi që babai i tij Dimitar Dimitrov ishte ministri i arsimit nga VMRO-DPMNE në qeverinë e parë pas pavarësimit të vendit, ndërsa nëna e tij si deputete e VMRO-DPMNE.

Karriera e tij nisi në Ministrin e jashtme në vitin 1996 kur në pushtet ishte LSDM. Në vitin 1998 kur VMRO-DPMNE fitoi zgjedhjet, babai i tij u zgjodh ministër i Kulturës, ndërsa dy vite më vonë Nikolla Dimitrov u zgjodh zv/ministër i punëve të jashtme.

Më pas në 2001 caktohet për ambasador të Maqedonisë në SHBA në moshën 32 vjeçe, në të njejtën kohë, kur babai i tij ishte ambasador në Moskë. Në vitin 2006, kur Nikolla Gruevski zgjidhet kryeministër, ai emërohet shef i kabinetit për siguri kombëtare. Në vitin 2009 dërgohet ambasador në Holandë, deri në vitin 2013.

Ai një kohë ishte edhe negociator për kontestin e emrit, sidomos gjatë periudhës si ambasador në Holandë. Në vitin 2014 filloi kritikat e ashpra në adresë të Qeverisë së Gruevskit, edhe pse i ishte ofruar detyra e ambasadorit në Moskë. Ai gjatë kësaj periudhe ka punuar në Institutin për drejtësi globale në Hagë.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat