Shtyhet seanca parlamentare për zgjedhjen e qeverisë në Maqedoni

Maqedonia

Shtyhet seanca parlamentare për zgjedhjen e qeverisë në Maqedoni

Më: 29 maj 2017 Në ora: 10:46
Kuvendi i Maqedonisë

Nga kabineti i kryetari të Kuvendit Talat Xhaferi kanë njoftuar se Zoran Zaev ka dorëzuar propozimin për përbërjen e Qeverisë së Maqedonisë dhe programin e qeverisë së Maqedonisë dhe nesër do të votohet në séance parlamentare.

“Kryetari i Kuvendit, z. Talat Xhaferi, propozimin për përbërjen e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë dhe programin e qeverisë të Republikës së Maqedonisë menjëherë ua dërgoi deputetëve, ndërsa seancën për zgjedhjen e Qeverisë e konvokoi se séance është shtyrë për të martën më 30.05.2017, në ora 11:00, për zgjedhjen e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e Kabintetit të kryetarit të Kuvendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat