Funksionari i BDI-së blen fabrikën e Radushës për 1 makijato?!

Maqedonia

Funksionari i BDI-së blen fabrikën e Radushës për 1 makijato?!

Më: 29 maj 2017 Në ora: 13:14
Radusha

Një funksionar i lartë i BDI-së ka arritur të privatizoj fabrikën më të madhe shtetërore të minierës në Radushë për vetëm 50 denarë, që mund të blihet një kafe mëngjesi. Toka shtetërore e gjithë kombinatit të minierës Radushë është në pronësi tani më të funksionarit të lartë të BDI-së dhe djalit të tij.

Miniera ka hapësir prej 2  hektarësh dhe në to ende gjenden pajisjet e minierës së dikurshme të  Radushës ku kanë punuar mbi 500 punëtor nga e gjithë Maqedonia.

Ende nuk dihet saktë forma se si është privatizuar miniera e Radushës e cila kontrollohet nga funskionari i BDI-së. Miniera gjendet në afërsi të restorantit TROFTA në Radushë. Pas publikimit të lajmit do të kërkojm qëndrim nga Prokuroria Themelore se deri ku janë hetimet për privatizimin e minierës Radushë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat