Dramë në gjykatën e Shkupit, Sokoli e Vali me shokë fyt për fyti me policinë

Maqedonia

Dramë në gjykatën e Shkupit, Sokoli e Vali me shokë fyt për fyti me policinë

Më: 29 maj 2017 Në ora: 14:48
Gjykimi i Grupit Kumanova

Të akuzuarit e Grupit të Kumanovës kanë vendosur të bojkotojnë gjykimin.

Me reagime të shumta dhe me ton të lartë ndaj gjykatëses Verka Petrovska, pjesëtarët e Grupit të Kumanovës e ngritën në këmbë policinë në gjykatë, dhe më pas një nga një me urdhër të gjykatëses u larguan nga gjykata.

Vendet e tyre në gjykatë mbetën të zbrazura, kurse mbetën vetëm policia, mediumet dhe disa avokatë të cilët kërkuan pauzë që të konsultohen me klientët e tyre.

Bojkoti i procesit gjyqësor pasi që gjykatësja edhe njëherë njoftoi se janë refuzuar propozimet për ndryshimin e Këshillit Gjyqësor dhe prokurorëve.

Të akuzuarit thonë se nuk e njohin gjykatën dhe kërkuan që t’u pranohet kërkesa që si dëshmitarë të paraqiten Nikolla Gruevski, Ali Ahmeti, Artan Grubi, Sasho Mijallkov, Gordana Jankullovska dhe funksionarë tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat