Ivanov takoi ambasadorët e vendeve të BE-së në Maqedoni

Maqedonia

Ivanov takoi ambasadorët e vendeve të BE-së në Maqedoni

Më: 29 maj 2017 Në ora: 15:13
Kryetari i Shtetit, Gjorge Ivanov ne takim me ambasadoret e vendeve anetare te Bashkimit Evropian

Kryetari i Shtetit, Gjorge Ivanov, ka mbajtur një takim pune me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Sipas AIM-së, në takim është diskutuar për ngjarjet e tanishme pas përcaktimit të mandatarit për formimin e Qeverisë së re. Ivanovi ritheksoi përkushtimin e Maqedonisë për të filluar bisedimet për anëtarësim në BE, si një nga prioritetet më strategjike të vendit.

Ivanovi konsideron se BE-ja duhet të caktojë datën për fillimin e bisedimeve, respektivisht të hapen kapitujt 23 dhe 24.

Në takim u shkëmbyen mendime dhe informacione për sfidat kyçe me të cilat përballet Maqedonia dhe rajoni, siç janë shtegtarët dhe kriza e sigurisë, radikalizmi ekstrem, retorika nacionaliste në rajon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat