Keqkuptime për çështje të përkujdesit prindëror ndaj fëmijëve, një shoqatë sqaron veten

Maqedonia

Keqkuptime për çështje të përkujdesit prindëror ndaj fëmijëve, një shoqatë sqaron veten

Më: 29 maj 2017 Në ora: 15:57
Ilustrim

Nisma për përkujdesje të përbashkët prindërore pas ndarjes reagon ndaj porosive kërcënuese të fushatës së ”Edna Mozhe”.

Kjo nismë sqaron se reagimi vjen pas sulmeve të ndryshme nëpër rrjetet sociale ndaj tyre, për gjoja porosi diskriminuese për nënat vetëpërkujdesëse, prandaj Nisma sqaron opinonin se angazhohet për pjesëmarrje të përgjegjshme të të dy prindërve në kujdesin ndaj fëmijes, pa marrë parasysh statusin e tyre martesor, duke mohuar që kanë deklaruar se baballarët janë prindër më të përgjegjshëm se nënat.

Nisma konsideron se prindëria nuk përcaktohet me gjininë, e as me statusin martesor, por që fëmija ka nevojë për të dy prindërit.

Për t’i sqaruar keqkuptimet, Nisma në fjalë u bën thirrje përfaqësuesve të ”Edna Mozhe” që të dalin në përballje televizive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat