Daçiq: Maqedonisë i pengoi oficeri serb i inteligjencës, por jo ata amerikanë e të tjerë

Maqedonia

Daçiq: Maqedonisë i pengoi oficeri serb i inteligjencës, por jo ata amerikanë e të tjerë

Më: 29 maj 2017 Në ora: 17:34
Ivica Daçiq

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot se ambasadorja e Serbisë në Maqedoni, Dushanka Divjak Tomiq, ka pasur bisedë korrekte më Ministrinë e jashtme të Maqedonisë, për praninë e diplomatit serb dhe oficerit të inteligjencës, Goran Zhivaleviq, gjatë dhunës në Kuvendin e Maqedonisë dhe se nuk është biseduar për masat kundër tij.

Megjithatë Daçiq theskoi se është shumë interesant, siç kanë shkruar disa media, se në vendin e njejtë ishin edhe përfaqësuesit e shërbimeve të jashtme të vendeve të tjera, por Maqedonia nuk i ka thirrë ambasadat e tyre.

Mëtutje, ai theksoi se Maqedonisë nuk mund t’i pengojnë përfaqësuesit e Serbisë, e të mos e pengojnë ata amerikanë, gjermanë, francezë e të tjerë, raporton agjencia Beta nga Beogradi.

“Ne do të përpiqemi t’i kemi raportet më të mira me fqinjët...por ashtu si sillen ata ndaj nesh, ne do të sillemi ndaj tyre”, tha Daçiq.

Ivica Daçiqi tha se për lëvizjet e tij, Goran Zhivaleviq i ka njoftuar oficerët për lidhje të Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat