Kasami: Nuk duam të jemi në qeveri në mënyrën Ahmeti-Gruevski

Maqedonia

Kasami: Nuk duam të jemi në qeveri në mënyrën Ahmeti-Gruevski

Më: 29 maj 2017 Në ora: 17:44
Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në konferencën e sotme ka kumtuar se Besa shkon në opozitë dhe se nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re.

Sipas tij, ai nuk do të jetë pjesë e kabinetit qeveritar sepse Zoran Zaev nuk i ka pranuar parimet e Besës, gjegjësisht nuk ka nënshkruar marrëveshje me të cilat do të sigurojë se kërkesat e shqiptarëve do të përmbushen.

”BESA mbetet në opozitë, por do të vazhdojë të mbetet një faktor i madh për të mbrojtur shqiptarët dhe është e hapur për të mbështetur reformat për të përmirësuar statusin e shqiptarëve dhe qytetarëve tjerë.

Ne duam që të jemi ndryshe nga qeverisja Ahmeti – Gruevski dhe për këtë arsye kërkojmë këtë marrëveshje, sepse ne nuk duam të jemi si kur Ahmeti dhe se kur janë në pyetje të drejtat e shqiptarëve të themi se Gruevski i penguar”, ka thënë Kasami.

Ai tha Zaev nuk e ka pranuar ridefinimin e shtetit. I pyetur nga gazetarët se çfarë konkretisht do të thotë ridefinimi sepse në opinion tingëllon i rrezikshëm, ai tha se nuk është e rrezikshme që dhe shqiptarët të vendosin mbi vendin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat