E konfirmon Todorov, dorëhiqet nga mandati i deputetit

Maqedonia

E konfirmon Todorov, dorëhiqet nga mandati i deputetit

Më: 29 maj 2017 Në ora: 19:20
Ish-ministri për Shëndetësi dhe Zëvendëskryeministri në qeverinë e OBRM-PDUKM-së, Nikolla Todorov

Ish-ministri për Shëndetësi dhe Zëvendëskryeministri në qeverinë e OBRM-PDUKM-së, Nikolla Todorov minuta më parë në profilin e tij zyrtar në Facebook ka kumtuar dorëheqjen e tij nga mandati i deputetit.

‘Duke pasur parasysh se planifikoj që në të ardhmen të kontribuojë në profesionin tim kryesor si një avokat, si dhe mund të jap një kontribut më të madh në aktivitetet partiake, më lejoni t’ju informoj se kam vendosur të japë dorëheqje në funksionin e deputetit në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë’, shkruan Todorov në profilin e tij në Facebook. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat