Gruevski: Skandaloze që LSDM-ja për një ditë vendosë votimin e qeverisë

Maqedonia

Gruevski: Skandaloze që LSDM-ja për një ditë vendosë votimin e qeverisë

Më: 29 maj 2017 Në ora: 19:35
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski deklaroi se është e pazakontë që qeveria të votohet kaq shpejt, pasi janë bërë publike emrat e kandidatëve për ministra.

Sipas tij, partia e Zoran Zaevit frikësohet nga analizat që opinioni mund t’u bëjë këtyre kandidatëve.

“Është skandaloze që LSDM-ja si asnjëherë më parë përpiqet për një ditë ta vendosë votimin e Qeverisë në Parlament. Publikimi i përbërjes së Qeverisë mbrëmë dhe fillimi i debatit për të nesër në mëngjes, tregon që ata frikësohen prej diçkaje, se frikësohen nga analiza në publik dhe nga ajo e deputetëve të opozitës, frikësohen nga analiza e performansave të tyre të deritanishme, të kaluarës së tyre, të arsimimit të tyre, të veprimtarisë së tyre. Frikësohen gjithashtu që të mos e shikojmë në detaje këtë pamflet të cilin ata e quajnë  program. LSDM-ja për një kohë të gjatë ka thënë që do të bëhet shumicë dhe do ta kthejë dinjitetin e Kuvendit, do të japin mundësi për debat të vërtetë dhe të dëgjohen kritikat e opozitës. Që ditën e parë, nga aeroplani shihet se as që do të kthejnë ndonjë dinjitet, por do ta shkatërrojnë atë që ka ekzistuar”, deklaroi Nikolla Gruevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat