Media austriake: Shansa e shkurtë e Zaevit dhe perspektiva e vetme e shqiptarëve, ja pse erdhi deri te mos bashkëpunimi i Lëvizjes BESA me BDI

Maqedonia

Media austriake: Shansa e shkurtë e Zaevit dhe perspektiva e vetme e shqiptarëve, ja pse erdhi deri te mos bashkëpunimi i Lëvizjes BESA me BDI

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 29 maj 2017 Në ora: 19:38
Selia e Qeverisë së Maqedonisë

Socialdemokratët paraqiten kabinetin e ri. Maqedonia ndodhet përpara ndryshimit të qeverisë, por shumica e Zaevit është e hollë, shkruan fillimisht “Der Standard”.

Dy vjet pas protestave të opozitës, Maqedonia ndodhet më së fundi përpara ndryshimit të qeverisë. Shefi i LSDM, Zoran Zaev, prezantoi kabinetin e ri të dielën mbrëma. Gjatë kësaj jave duhet të vijë edhe miratimi nga parlamenti. Vetëm se shumica është mjaft e thjeshtë: 62 nga 120 ulëset e parlamentit.

LSDM do koalicionojë me partitë shqiptare BDI dhe Aleanca për shqiptarët. Partia e tretë shqiptare për shkak të konkurrencës me BDI e ka pezulluar pjesëmarrjen në qeveri. Megjithatë BESA mund ta mbështesë qeverinë në çështjet vendimtare. BDI ishte pjesë e qeverisë së krijuar nga konservatorët pro-rus të OBRM-PDUKM. Një koalicion i tillë ishte i papranueshëm për shqiptarët, që përbëjnë rreth një të katërtat e banorëve të Maqedonisë.

Personalitete me eksperiencë

Qeveria e ardhshme e Maqedonisë do ketë 24 ministra, 16 i takojnë LSDM, gjashtë BDI dhe dy Aleancës. Ministër i jashtëm do jetë ish ambasadori i Maqedonisë në SHBA, Nikola Dimitrov, ndërsa ish kandidatja për kryeministre Radmila Sekerinska do jetë ministre e mbrojtjes, përcjell botasot.info.

Zv.kryeministra do jenë Hazbi Lika dhe Bujar Osmani nga BDI. Për shqiptarët e Maqedonisë integrimi në NATO dhe BE është e vetmja perspektivë. Por kjo është shmangur si pasojë e vetos greke për shkak të kontestit të emrit nga 2005. Greqia nuk pranon emrin “Maqedoni” që emërtohet një nga krahinat e saj veriore.

Megjithatë kjo është vetëm një nga problemet e shumta që do vijnë drejt Zoran Zaevit. Administrata dhe drejtësia janë të pushtuara nga persona të korruptuar, miq të pushtetit dhe shpërdorues të detyrave zyrtare. Zaevi ka pak kohë për reformat, pasi në tetor do zhvillohen zgjedhjet lokale dhe këta vlejnë si test për vijimin e punës së qeverisë së re. Nëse LSDM humb kryeqendrat si Manastirin, Ohrin dhe Shkupin, OBRM do kërkojë me çdo kusht zgjedhje të reja parlamentare.

Hakmarrja e OBRM

Pasi qeveria e re ka një shumicë të thjeshtë dhe OBRM është përsëri partia më e fuqishme me më shumë ulëse në parlament, mund të ndodhë që disa deputetë të “tradhtojnë”. OBRM u përpoq që me ndihmën e presidentit Gjorgje Ivanov të shmang ndërrimin e pushteteve. Me bekimin e OBRM në 27 prill u bastis parlamenti ku u sulmuan fizikisht pjesëtarë të mediave dhe deputetët. Përfaqësuesit e OBRM kanë frikë të përballen me gjyqin, prej krijimit të Prokurorisë Speciale me presionin e BE dhe NATO./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat