Njihuni me qytetin që ka shkallë më të ulët të papunësisë në Maqedoni

Maqedonia

Njihuni me qytetin që ka shkallë më të ulët të papunësisë në Maqedoni

Më: 29 maj 2017 Në ora: 19:45
Kavadar

Shkallë më të ulët të papunësisë në Maqedoni ka qyteti Kavadar, edhe atë vetëm 10 përqind, tregojnë të dhënat e Qendrës për Punësim.

Qëllimi i Qendrës është që të arrijë mesataren e vendeve evropiane me 5 përqind. Në qoftë se vazhdohet me këtë trend aktual të punësimit në Kavadar, do të arrihet mesatarja evropiane.

Përndryshe nesër në Kavadar do të mbahet Panairi për punësim. Në këtë komunë si të papunë janë paraqitur aktualisht 2,050 persona të regjistruar. Kuadrot deficitare janë: mjekë, profile të shkencave teknike, elektrike dhe inxhinieri-mekanike, që nëse paraqiten në evidentim, kanë mundësi punësimi menjëherë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat