Bejta në Turqi për zyrtarizimin e iniciativës për binjakëzimin me Komunën Eyup të Stambollit

Maqedonia

Bejta në Turqi për zyrtarizimin e iniciativës për binjakëzimin me Komunën Eyup të Stambollit

Më: 29 maj 2017 Në ora: 21:04
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, sot gjatë vizitës zyrtare në Turqi, ka realizuar takim me kryetarin e Komunës Eyup të Stambollit, Remzi Aydin.

Siç citohet në njoftimin zyrtar, mes të tjerash është biseduar për zyrtarizimin e iniciativës për binjakëzimin e dy Komunave si dhe realizimin e projektit për kanalizimin e ujërave të zeza në fshatin Banjicë, njofton AIM.

Brenda kohës, Këshillat komunale të dy Komunave do të zyrtarizojnë procesin e binjakëzimit dhe e njëjta do të konkretizohet me një ceremoni solemne.

Bejta përgëzoi autoritetet turke për zhvillimin ekonomik dhe njëkohësisht jetës kulturore si dy komponentë të ndërthura mes veti dhe që rezultuan me përparim të gjithanshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat